Në Memaliaj sekuestrohen 517 kg kanabis sativa

Në Memaliaj sekuestrohen 517 kg kanabis sativa

31 August 2017 13:28

Policia e qarkut të Gjirokastrës në kuadër të operacionit të koduar “Bishanaj” ka sekuestruar 517 kg kanabis sativa dhe 1440 fishekë luftarakë

Kontrollet janë bërë në fshatin Zhapokikë të Memalijaj, ku në afërsi të një banese janë gjetur 60 thasë me kanabis me kërcej e gjethe dhe sasia e fishekëve.

Në pranga ka rënë Neim Bishani, 54 vjeç për prodhim të lëndëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit. Ndërsa në gjendje të lirë procedohet kryeplaku i fshatit Zhapokikë, Q. R., 63 vjeç për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme