Kokainë në Tiranë, 6 të arrestuar

Kokainë në Tiranë, 6 të arrestuar

31 August 2017 11:53

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në harkun kohor të 12 orëve, raportojnë mediat e Tiranës.

Në dy operacione të ndryshme të koduara “Biss” dhe “Tranter” u sekuestruan 104.2 gramë kokainë, 1100 dollarë, si dhe 2 automjete.

Të arrestuarit e operacionit “Biss” janë Genci Huta, Denis Yzo, Gentjan Dikollari dhe Anxhelin Prenga. Ata u kapën gjatë kontrollit në rrugën "Kongresi i Manastirit”. Në operacionin tjetër janë arrestuar Dritan Toska dhe Vladimir Ademi.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim".

Komentet

Shto koment

Të ngjashme