Kronikë

Plagoset një person në Vushtrri, dy të arrestuar

Një person është plagosur me armë zjarri dje në Vushtrri rreth orës 18:20 nga dy të dyshuar, të cilët janë arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ashlan, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje viktima, burrë shqiptar, është plagosur në këmbë nga dy të dyshuar, shqiptarë. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thotë PK.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit njëri lirohet në procedurë të rregullt ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole me 5 fishek dhe një gëzhojë e cal. 7.65 mm.