Kronikë

Arrestohet në Prishtinë shtetasi i Libisë për vjedhje

Një burrë, shtetas i Libisë, është arrestuar në Prishtinë pasi është kapur duke vjedhur, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media thotë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Libisë pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në komunikatë.