Dy ish–zyrtarë të Drenasit shpallen fajtorë për mbindërtimin

Dy ish–zyrtarë të Drenasit shpallen fajtorë për mbindërtimin

30 August 2017 21:49

Ish-drejtoresha e Inspektoratit Komunal të Drenasit, Hyrije Xhemajlaj-Thaçi dhe Halim Vrellaku, i cili më parë kryente detyrën e shefit të Inspektoratit në këtë komunë, sot janë shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me një mbindërtim në Drenas, raporton KTV.

Dy zyrtarët komunal akuzoheshin se nuk parandaluan mbindërtimin e këtij objekti, pronësi e komunës. Hyrije Xhemajlaj-Thaçi u dënua me 10 muaj burgim, ndërsa Halim Vrellakut, Gjykata i shqiptoi burg me kusht prej 1 viti.

Ai nuk duhet të kryejë vepër tjetër penale në afat prej dy vjetësh nëse nuk dëshiron t’i ekzekutohet dënimi i shqiptuar sot nga Gjykata Themelore. Këtë vendim, Hyrije Xhemajlaj-Thaçi e ka quajtur politik, ngase për mbindërtimin, ajo tha se kanë zhvilluar të gjitha procedurat.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme