Kronikë

Verifikim ndërkombëtar për provat e mbylljes se hetimeve me para

Prokuroria e Shtetit ka kërkuar ekspertizë ndërkombëtare, e cila do të sqaronte nëse video-incizimet, ku drejtori i Policisë se Krimeve Ekonomike, Emin Beqiri, ishte i përfshirë në një rast të mbylljes se hetimit me para janë origjinale. Siç ka mësuar gazeta, një kërkesë e tillë ka ardhur pasi këto incizime kanë rezultuar si origjinale në Kosovë.

Një burim brenda Prokurorisë së Shtetit ka thënë për gazetën se “ekspertiza ndërkombëtare” do të tregojë edhe nëse zëri që dëgjohet është zëri i Beqirit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ekspertiza do të bëhet në Austri”, ka thënë ky burim.

Në Prokurorinë e Shtetit nuk e kanë mohuar se ka kërkesë për ekspertizë ndërkombëtare, por ka thënë se “nuk mund të flasin në këtë fazë për këtë çështje” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.