Arrestohet edhe personi tretë për vrasjen në Sitnicë Foto: Ilustrim

Arrestohet edhe personi tretë për vrasjen në Sitnicë

08 August 2017 15:12

Para pak minutash është arrestuar edhe presoni i tretë, i cili dyshohet se ka marrë pjesë dje në vrasjen e 31-vjeçarit nga Akrashtica e Vushtrrisë.

“Në këto momente është arrestuar edhe personi i tretë që dyshohet të ketë marr pjesë në vrasjen e 31 vjeçarit”, ka bërë të ditur për kp zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy persona të dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit, i cili është gjetur nga familjarët e tij në orët e mëngjesit të sotëm në lumin Sitnicë.

Në orët e mëngjesit të djeshëm, është gjetur i vdekur në lumin Sitnica 33-vjeçari K.M. nga fshati Akrashticë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme