Kronikë

Rrah bashkëshorten në Viti

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Viti pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari ka sulmuar bashkëshorten të hënën në orët e para të mëngjesit.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.