Kronikë

Rimorkio që po bartte një ekskavator të vogël shkëputet për t’u përplasur për makina në Besi

Një aksident zinxhiror ka ndodhur në fshatin Besi të Komunës së Prishtinës, kur një furgon që po transportonte me rimorkio një bage të vogël është shkëputur nga makina.

Kësisoj, sipas një dëshmitareje që ka dërguar edhe fotografitë në adresë të portalit Koha.net, makinat që kanë qenë pas saj janë përplasur dhe kanë humbur orientimin.

Një doktoreshë që ka rastisur aty ka dhënë ndihmën e parë deri sa kanë ardhur Ambulanca, derisa disa doganierë që po ashtu kanë rastisur aty kanë marrë përsipër të drejtojnë komunikacionin derisa në vendin e ngjarjes kanë mbërri zyrtarët policorë.

{gallery}