Një person 23 vjeç nga Prishtina, ka përfunduar në pranga, derisa po kryente pushimet me gruan dhe familjes e saj në bregdetin shqiptar, në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur më datë 5 gusht, derisa Komisariati i Policisë në Sarandë ka njoftuar se është arrestua në flagrancë shtetasi R.G., 23 vjeç, banues në Kosovë, pasi rreth orës 04.30, në lagjen Nr. 1, Sarandë është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes V.G., 21 vjeçe, dhe vjehrrit të tij, E.G., 48 vjeç, banues në Prishtinë.
“Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.Zh., 17 vjeç, banues në Breme, Gjermani, sepse në këtë konflikt, ka goditur me sende të forta shtetasin D.G., 54 vjeç, banues në Prishtinë si dhe shtetasin A.G., 26 vjeç, banues në Obiliq Kosovë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë. Neni 130/a/1, 89 Kodit Penal”, njofton Policia e Sarandës.