Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Kuvendi i Arbrit” Mitrovicë, është arrestuar një i mitur.
Sipas policisë, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë dy djem të tjerë.
Si pasojë e sulmit, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa viktima tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Lidhur me rastin, njësiti policor ka konfiskuar thikën e përdorur dhe me urdhër të prokurorit i mituri është dërguar në mbajtje.