Kronikë

Ndalohen 76 persona që nuk respektuan masat e qeverisë për kufizim të lëvizjeve

Foto: Koha

Policia e Kosovës ka vazhduar ndalimin e personave të cilët nuk i kanë respektuar masat e Qeverisë për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Sipas raportit të Policisë, në 24 orët e fundit janë ndaluar 76 persona në 46 raste të ndryshme në disa nga komunat e Kosovës, transmeton KOHA.

Personat janë ndaluar kryesisht për mosrespektim të orarit të lëvizjes.

Komunat me më së shumti të ndaluar janë Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica e Jugut dhe e Veriut.

Në Prishtinë janë 11 të ndalur, në Gjakovë 13 e në Gjilan 12.