Kronikë

S’respektuan masat e qeverisë ndaj pandemisë, 30 persona shoqërohen në polici për 24 orë

Foto: Koha / Ilustrim

30 persona janë shoqëruar në polici në 24 orët e fundit në Kosovë për shkak të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, ka bërë të ditur policia e Kosovës.

Rastet kanë ndodhur thuajse në të gjitha qytetet e Kosovës.

Në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur shtatë raste, ndërsa janë dërguar në Polici 13 persona. Pesë persona janë shoqëruar në polici në rajonin e Pejës, ndërsa nga katër persona në Gjilan dhe Ferizaj. Tri raste janë regjistruar në Gjakovë, e një në Mitrovicë.