Kronikë

Falsifikojnë vërtetimin për lëvizje gjatë ‘orës policore’- dy të arrestuar në Pejë

Falsifikojnë vërtetimin për lëvizje gjatë ‘orës policore’- dy të arrestuar në Pejë

Njësitë patrulluese nga stacioni policor Pejë në rrugën “Bekim Berisha – Abeja”, në Pejë, gjatë kontrollimeve në një pikë të kontrollit kanë ndaluar të dyshuarin B.O.(1964), i cili zyrtarëve policor i ka prezantuar një vërtetim të një kompanie private, ku sipas atij vërtetimi, të dyshuarit i garantohej lëvizja e lirë në çdo kohë.

“Policia me dyshimin se ky vërtetim nuk është valid, e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor-Pejë për intervistim dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit është iniciuar rasti ’Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.