Kronikë

Rrah burrin e saj në Prizren dhe largohet nga shtëpia, policia nis hetimet

Foto: Driton Paçarada / KD

Dje në Prizren ka ndodhur një dhunë familjare.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, theksohet se një grua e ka rrahur burrin e saj e më pas është larguar nga shtëpia, në drejtim të panjohur.

“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Sipas PK-së, tiktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet.