Kronikë

Vdes një person që u aksidentua më 6 mars në Gjilan

Foto: Koha / ilustrim

Mbrëmë ka vdekur një person i cili kishte pësuar një aksident më datë 6 mars të këtij viti.

Rasti ka ndodhur në fshatin Parallovë të Gjilanit.

“Me 18.03.2020 është raportuar se viktima i cili ishte i lënduar në aksident trafiku, ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.