Kronikë

Një personi në Ferizaj i vidhet vetura e ngarkuar me cigare, para e dokumente

Dje një personi në Ferizaj i është vjedhur vetura.

Në të, siç ka treguar ai në polici, kishte ngarkuar pako me cigare, para të gatshme dhe dokumente personale.

Në raportin 24 orësh të PK-së, bëhet e ditur se vetura është gjetur e braktisur në autostradë, ndërsa malli dhe paratë jo.

“Në rrugën “Shaqir Hasani” në Ferizaj, ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e tij, në të cilën kishte të ngarkuar pako me cigare, para të gatshme, dokumentet personale dhe të veturës. Vetura është gjetur e braktisur në autostradë, ndërsa mallrat dhe paratë nuk ishin në veturë”, thuhet në raportin e PK-së.