Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua gjendet e vdekur në Prishtinë

Foto: Koha / ilustrim

Një grua është gjetur e vdekur sot rreth orës 15:00 në një shtëpi në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se viktima është M.I., e moshës 39 vjeçare.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën se në rrugën ‘Demë Ahmeti’ në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast ka hasur viktimën femër M.I. 39 vjeç, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti për Koha.net.

Ajo ka shtuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast, i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë.