Kronikë

Në pikëkalimin Kulla në anën e Malit të Zi kapen 12 kg heroinë

Polica e Malit të Zi dhe ajo e Maqedonisë së Veriut përmes një aksioni në pikëkalimin Kulla kanë ndërprerë rrjetin e trafikimit të heroinës nga Kosova, duke sekuestruar 12 kilogramë heroinë, shkruan e përditshmja e e Podgoricës, “Vijesti”, përcjell Koha.net.

hyrje të Malit të Zi, në pikëkalimin “Kulla” punëtorët e policisë kufitare kanë kontrolluar automjetin e tipit “Hyndai”, me traga të Maqedonisë së Veriut, që drejtohej nga A.A. (28) nga Shkupi, ndërsa bashkudhëtar ishte I.S. (23) po ashtu nga Shkupi. Pas kontrollit në hollësi të automjetit, një vend mirë të fshehur, bunkerë të bërë specialisht, të vendosur pas dritave të stopit, janë zbuluar 24 paketime me një sasi të përgjithshme rreth 12 kilogram drogë të llojit heroinë”, citon ky medium njoftimin r Drejtoritsë së Policisë të Malit të Zi.

Përmes këtij aksioni është ndërprerë kanali i trafikimit të drogës, siç thuhet në njoftim - heroinë nga Kosova, drejtimi i Maqedonisë së Veriut përmes Malit të Zi, që transportohej drejt vendeve të tjera të Europës Perëndimore, i cili në këtë rast ishte i dedikuar për tregun e Italisë, thekson njoftimi.

Në Maqedoninë e Veriut, për pasojë, po kryhen bastisje të gjera në shumë lokacione.

“A.A. dhe I.S. janë arrestuar në Mal të Zi dhe ata do t’i dorëzohen prokurorit kompetent”, shton njoftimi, transmeton Koha.net.