Një shtetas i huaj, për të cilin Policia e Kosovës s’jep detaje tjera, është arrestuar në Prishtinë për “vjedhje në tentativë”.
Në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se “është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, i cili kishte hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishte tentuar të kryejë vjedhje të cilin viktima e kishte hasur në shtëpinë së tij.
“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.