Kronikë

Katër të lënduar nga një aksident te Katedralja në Prishtinë

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur afër katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Koha.net se në këtë aksident të shkaktuar, të përfshira kanë qenë dy automjete, përderisa 4 persona kanë kërkuar trajtim mjekësorë për lëndimet e marra si pasojë e aksidentit.

“Njësiti kompetent i policisë së trafikut është duke u marrë me rastin. Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes, në mënyrë që të evitohen aksidentet në trafik apo zvogëlohen pasojat e tyre, pasi që si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve shpesh po kemi edhe humbje të jetëve njerëzore. Policia me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmarrë veprime rigoroze për zbatimin e ligjit n trafik ku parashihen edhe masa sanksionuese për të gjithë ata drejtues që veprojnë në kundërshtim me rregullat e trafikut dhe rrezikojnë sigurinë në rrugë”, ka thënë ai.

{gallery}