Kronikë

Arrestohet në Pejë pronari i një mishtoreje

Foto: Koha / ilustrim

Për shkak të veprës “Prodhim & vënie në qarkullim i artikujve ushqimor”, Policia e Kosovës dje në orët e paradites ka arrestuar një person në Pejë, gjegjësisht në rrugën “Mbretëresha Teutë”, pasi iu gjet mish i trajtuar në kushte joadekuate.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit nga inspektorët AUV-së në lokalin e tij thertore-mishtore janë konfiskuar 263.57 kg mish i llojeve të ndryshme, trajtuar në kushte jo adekuate”, ka thënë Policia në raportin 24 orësh.

Mishi, sipas PK-së, është asgjësuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguan në mbajtje.