Nëna me dy fëmijët asfiksohen nga gazi në Bulqizë

Nëna me dy fëmijët asfiksohen nga gazi në Bulqizë

14 February 2020 14:29

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Ostren të Madh në Bulqizë, në kufi me Maqedoninë e Veriut. Gruaja 40-vjeçare me inicialet R.Tola është gjetur e pajetë së bashku me fëmijët e saj, vajzën dhe djalin.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe vajza tjetër, e cila po transportohet për në spital. Shpërthimi ka ndodhur në familjen e Ylber Tolaj, ndërsa dyshohet që personi tjetër në gjendje të rëndë shëndetësore, të jetë fëmija tjetër i familjes. “Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes”, thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Kreu i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla ka deklaruar se viktimat që kanë humbur jetën në fshatin Ostren i Madh janë të familjes së Ylber Tola. Ai theksoi se viktimat mund të jenë asfiksuar nga gazi dhe se vetëm një nga vajzat e familjes ka mundur të shpëtojë.

“Ka ndodhur në banesën e Ylber Allës. Viktimat janë të familjes Tola Është një zonë e lartët, duhet kohë që të mbërish aty, i orë larg nga qyteti. Dyshohet për bobël, për asfiksim nga gazi, është nisur policia në drejtim të fshatit. Mes viktimave ka fëmijë. ka shpëtuar vetëm vajza e familjes Tola”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme