Arrestohet kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Trafikut Urban në Prishtinë Foto: Koha / Ilustrim

Arrestohet kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Trafikut Urban në Prishtinë

13 February 2020 16:27

Policia e Kosovës ka arrestuar sot kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Trafikut Urban, Rohan Beha.

Sipas njoftimit për media, i njëjti është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Ushtrim i ndikimit’.

"I arrestuari, dyshohet se i ka tejkaluar autorizimet e tij dhe është munduar të ndikojë te vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme