Kronikë

Në Mitrovicën veriore një person godet qëllimshëm shtatë vetura dhe arratiset

Descriptive Text

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në rrugën “Kral Petri” në veriun e Mitrovicës ka ndodhur një aksident në të cilin ishin të përfshira shtatë vetura.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur derisa një i dyshuar- i panjohur deri më tani, duke drejtuar një veturë ngjyrë hiri, nga qendra e Mitrovicës është kthyer në drejtim të Zveçanit duke i goditur gjashtë veturat në lëvizje si dhe një veturë në parking. I dyshuari ka vazhduar lëvizjen dhe nuk është ndalur në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar një person i rritur dhe një fëmijë. Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe janë liruar/KsP.