Kronikë

Vodhën makineri në vlerë 250 mijë euro, tre të arrestuar në Rahovec

Vodhën makineri në vlerë 250 mijë euro, tre të arrestuar në Rahovec
 

Policia e Kosovës, pas një pune intensive operativo hetimore, ka arrestuar sot Xh. M. (1976), B. V. (1989) dhe B. I. (1979), të gjithë shtetas të Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë në Rahovec.

Më datë 4.02.2020, në ora 16:00, në stacionin policor në Rahovec është raportuar një rast i klasifikuar vjedhje e rëndë në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec.