Kronikë

“Vdekje e dyshimtë” e një shqiptari në një burg të Francës

Foto ilustrim
 

Një shqiptar i arrestuar në Francë, ku ishte në procedura për të marrë azil, është gjetur i pajetë në dhomën e qelisë. Teksa autoritetet thonë se Mentor Rexha është vetëvrarë më 31 janar, familjarët e tij kanë dyshime se ka të bëjë me vrasje.

Familjarë të tij kanë thënë se s’janë lajmëruar për vdekjen e 36-vjeçarit nëpërmjet rrugëve zyrtare, por nga persona të tjerë. Njoftimi është bërë me një javë vonesë.