Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet hetuesi i krimeve ekonomike, Lavdim Osmani

Foto: Koha / Ilustrim

Për dyshime për korrupsion është arrestuar hetuesi i krimeve ekonomike, Lavdim Osmani.

Lajmin për ‘Koha Ditore’ e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Qalajt nuk kanë ende detaje se për çfarë ka ndodhur arrestimi.

Ai ka thënë se IPK-ja, siç edhe proceduralisht është e paraparë, e ka njoftuar shefin e Osmanit, Bashkim Spahiun.

“Me ka njoftuar eprori i tij, Bashkimi, sepse fillimisht duhet të suspendohet. Nuk e dimë ende për çfarë rasti”, ka thënë ai.