Katër të therur me thika në Pejë, tre të arrestuar Foto: Koha / ilustrim

Një nga të therurit në Pejë, kalimtar që ndërhyri për të ndalë përleshjen

29 January 2020 09:22
10:36

Një nga katër të plagosurit nga përleshja masive e së martës në Pejë ishte një kalimtar rasti që kishte ndërhyrë për të ndarë grupet që përlesheshin me thika, ka bërë të ditur një burim i Kohës Ditore.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e tij, por mëngjesin e së mërkurës Policia njoftoi se nga katër të plagosurit, dy janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar për trajtim në QKUK.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.

09:22

Katër të therur me thika në Pejë, tre të arrestuar

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me thika gjatë një përleshjeje në rrugën “Metë Berisha” në Pejë, të martën në mbrëmje. Tre persona janë arrestuar lidhur me rastin, ka bërë të ditur policia.

Sipas një njoftimi nga policia, dy nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa dy të tjerët në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.

Tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.


Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohen tre (3) persona për veprën penale ‘vrasje në tentativë’

Me datën 28 janar 2020, rreth orës 20:00, Policia e Kosovës në Pejë është informuar se në rrugën “Metë Berisha” në Pejë, ka ndodhur një incident në mes të disa të rinjve, ku në këtë incident janë përdorur armë të ftohta (thika) dhe si pasojë katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore, dy (2) nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa dy (2) të lënduarit tjerë janë dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.

Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku kanë arritur të arrestojnë tre (3) persona të dyshuar.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit tre (3) të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme