Një automjet është djegur në mesditën e së martës në rrugën B në kryeqytet.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke thënë se nuk ka pasur të lënduar.
“Rreth orës 12:30 policia ka pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën B, ku është kapluar nga flakët një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar, me rastin po merren njësitet kompetente të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë”, ka thënë për Koha.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
Video e mëposhtme është dërguar nga një lexues i portalit Koha.net.