Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë.
Mësohet se viktima i moshës rreth 28-vjeç ka qenë i shoqëruar në një lokal në rrugën “Teodor Keko”, kur është thirrur nga autorët për të dalë jashtë, ku dhe është qëlluar për vdekje nga disa persona, identiteti i të cilëve nuk dihet.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe po punon për të zbardhur rrethanat e saj./shqiptarja.com/