Kronikë

15 vjet burgim dhe 2600 euro gjobë ndaj katër të akuzuarve në Gjakovë për grabitje

15 vjet burgim dhe 2600 euro gjobë ndaj katër të akuzuarve në Gjakovë për grabitje

Gjykata Themelore në Gjakovë - Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin dënues kundër katër të akuzuarve G.V., S.P., J.P., dhe B.N. për veprën penale, “Grabitja” të kryer në bashkëkryerje.

Sipas njoftimit për media, i pandehuri G.V. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej katër vjet e gjashtë muaj dhe dënim me gjobë në vlerë prej 800 euro.