Kronikë

Dy të plagosur në Tiranë

Descriptive Text

Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në Tiranë janë plagosur me armë zjarri çifti, shtetasit P. L dhe A.L, raporton Top Channel.

Policia njofton se 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit P.L dhe A.L.

Në momentin që janë konstatuar nga çifti njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.

Si pasojë janë plagosur çifti të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Po ashtu, policia po punon në identifikimin dhe kapjen e autorëve.