Kronikë

Aksident në Skenderaj, katër të lënduar

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se dje në rrugën “Ilaz Kodra” në Skenderaj ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar.