Një burrë me origjinë shqiptare e ka lagur veten me benzinë dhe ia ka vënë vetes zjarrin pasditen e sotme para zyrës së Parlamentit Evropian në Strasburg.
Sipas raportimeve të mediave lokale atje, stafi i sigurimit të objektit dhe zjarrfikësit në detyrë para hyrjes së PE-së intervenuan menjëherë duke e fikur zjarrin, por burri kishte pësuar djegie serioze në fytyrë dhe në duar, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA, transmeton Koha.net.
Arsyet e këtij veprimi nuk janë bërë të ditura.