Kronikë

Dhunohet një femër në Prizren

Një femër është dhunuar në Prizren.

Njoftimi i Policisë thotë se viktima ka informuar se është dhunuar në një hotel në Prizren nga një mashkull i pa njohur.

Sipas viktimës, ajo ka qenë nën ndikim të alkoolit, transmeton Koha.net.

Policia thotë se viktima ka qenë ditë më parë e raportuar si person i zhdukur. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.