Kronikë

Tre të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Foto: Koha / ilustrim

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë, përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona meshkuj të cilët janë dërguar në QKUK, ku pas trajtim mjekësor dy janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për tretman të mëtutjeshëm.