Kronikë

Zhduket një vajzë në lagjen “Emshir” të Prishtinës

Foto: Ilustrim

Është zhdukur një vajzë në lagjen “Emshir” në kryeqytet.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rastin e ka raportuar dje nëna e saj.

“Ankuesja ka raportuar se vajza e saj ishte larguar në drejtim të panjohur dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së, transmeton Koha.net.

Policia, nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me rastin.