Kronikë

Dy vjet e 3 muaj burgim dy personave në Prizren për vjedhje dhe blerje të gjësendeve të vjedhura

Dy vjet e 3 muaj burgim dy personave në Prizren për vjedhje dhe blerje të gjësendeve të vjedhura

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal dënuar dy persona me iniciale A.M. dhe A.A., që të dy nga fshati Nebregosht Komuna e Prizrenit, për shkak të veprës penale “vjedhje e rëndë” dhe veprës penale “pranimi, blerja, fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Të akuzuarin me iniciale A.M., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 2 vitesh, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro.