Kronikë

Asdren Mekajt i vërtetohet dënimi me 14 muaj burgim

Asdren Mekaj, djali i gjyqtares Nushe Kukaj-Mekaj, do të mbajë 14 muaj burgim për shkak se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ku ai ishte dënuar për shantazh.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Gjykata e Apelit, e ke refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të akuzuarit A.M. dhe atë të prokurorisë, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 20.05.2019. Aktgjykimi në fjalë është vërtetuar.

“A.M. është dënuar nga gjykata e shkalles së parë më 14 muaj burgim, për shkak se është gjetur fajtor për veprën penale shantazh”, thuhet në komunikatë.

Gjykata e Apelit vlerëson se aktgjykimi i atakuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë, ndërsa është aplikuar drejt edhe ligji penal.

Gjykata e Apelit thotë se në tërësi i mbështet konludimet e gjykatës së shkalles së parë, edhe sa i përket vendimit mbi dënim, për të cilin vlerëson se më të do të arrihet qëllimi i kërkuar me ligj.

Kukaj-Mekaj, është gjyqtare e disa prej rasteve më të mëdha të korrupsionit. Ajo është kryetare te trupit gjykues në rastin e njohur si “Veteranët Mashtrues”.