Një person është plagosur me armë zjarri në Veternik të Prishtinës, në mbrëmjen e së martës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Koha.net duke thënë se ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi Baki Kelani ka thënë për Koha.net se, sipas informacioneve të para nga terreni, viktima menjëherë është transportuar në drejtim të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendja shëndetësore, sipas stafit mjekësor, është stabile, jashtë rrezikut për jetë.
Ai ka thënë se policia është në kërkim të të dyshuarit/ve.