Kronikë

Një muaj paraburgim pasi dyshohet se dhunoi një të mitur në Gjilan

Një muaj paraburgim pasi dyshohet se dhunoi një të mitur në Gjilan
Foto: Koha/Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit Sh.B.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në kohë të papërcaktuar duke shfrytëzuar moshën e re të miturës L.S., ka shfrytëzuar seksualisht, e cila për shkak të natyrës biopsikike, nuk ka mundur të gjykojë e të vlerësojë pasojat e një marrëdhënie seksuale.