GJIROKASTËR – Forcat RENEA dhe efektivë nga drejtoria vendore kanë ndërmarrë një aksion sot në Gjirokastër duke prangosur një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar për një vrasje, ngjarje kjo e ndodhur tre vite më parë.
Në një aksion blic të RENEA-s në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër është arrestuar Enerik Lluka. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për vrasjen e dy kushërinjve të tij.
Fillimisht RENEA rrethoi banesën dhe më pas hyri brenda duke bërë të mundur arrestimin e tij. Në banesë iu gjet një armë zjarri tip pistoletë.
Ngjarja për të cilën ai akuzohet nga ndodhur në mars të 2016 në kthesën e fshatit Andon Poçi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz. Në një atentat me armë zjarri mbeti i vrarë Dorian Lluka, 29-vjeç, kushëri me autorin e krimit, Enerik Lluka. I plagosur mbeti Birbil Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër, vëllai i viktimës.
Shkak për ngjarjen, sipas hetimeve nga policia dhe prokuroria atëherë, ishte një borxh i pakthyer që viktima i kishte kushëririt të tij, Enerik Lluka.
Dorian Lluka, i riu që u vra nga kushëriri i tij, Enerik Lluka
Dy vëllezërit Dorian dhe Birbil Lluka
{gallery}