Kronikë

Grabitet një barnatore në Prishtinë nën kërcënim të armës

Foto: Koha / Ilustrim

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, nën kërcënim të armës janë grabitur para të gatshme në një barnatore, në Prishtinë.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e punës në barnatore, aty ka hyrë një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur, i cili nën kërcënim të armës ka arritur t’i grabisë para të gatshme”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.