Arrestohet në Merdar pejani i përfshirë në një rrahje në Pejë

Arrestohet në Merdar pejani i përfshirë në një rrahje në Pejë

03 December 2019 13:09

Policia e Kosovës njofton se në vendkalimin kufitar Merdar ka arrestuar një person të dyshuar se më 16 nëntor bashkë me një të dyshuar tjetër kanë sulmuar tre persona në Pejë.

Policia në Pejë njofton se është arrestuar M.K. lindur në vitin 1987, i cili ishte i shpallur në kërkim policor për veprat lëndim i lehtë trupor dhe asgjësim apo dëmtim i pronës.

I dyshuari së bashku me një të dyshuar tjetër i cili është arrestuar me datë 18 nëntor më 16 nëntor rreth orës 00:50 në një lokal në rrugën ‘Aleksandër Moisiu’ në Pejë, kanë sulmuar tre persona të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore, me ҫ’rast viktimat janë dërguar në spitalin rajonal Pejë për tretman mjekësor.

Të gjitha veprimet janë koordinuar me prokurorin e shtetit. Ndaj të dyshuarit shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore./KsP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme