Një këmbësor është goditur nga një veturë afër QKUK-së, në Prishtinë.
Rastin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
"Me datën 30.11.2019. rreth orës 16:25h në rrugën ”Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë një veturë e ka goditur një këmbësor (mashkull v.l.2005). I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë dhe prokurori kujdestar, rruga për momentin është e mbyllur për qarkullim të automjeteve deri sa të përfundon ekzaminimi i vendit të ngjarjes", ka thënë ai.
Një lexues i Koha.net ka dërguar pamje nga ky aksident.