Kronikë

Digjet vetura e një gjyqtari në Shkodër

Digjet vetura e një gjyqtari në Shkodër

Vetura e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, Andri Ymeri është djegur nga dy persona të paidentifikuar.

Ka qenë ora 23:48 e mbrëmjes së të dielës kur dy persona me skafandër në kokë dhe me një motor janë afruar tek mjeti tip benz i gjyqtarit Andri Ymeri duke e lyer me lëndë djegëse dhe duke i vënë flakën mjetit që ndodhej i parkuar afër kishës françeskane në Shkodër.