Kronikë

Një burrë në Prishtinë e rrah një grua, arrestohet

Një burrë në Prishtinë e rrah një grua, arrestohet
Foto: Koha/Ilustrim

Dje në rrugën “B” në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas turk pasi që i njëjti për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase turke, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.