Kronikë

Sekuestrohen 196 letërnjoftimet italiane të vjedhura në Bari, arrestohen dy shqiptarë

Sekuestrohen 196 letërnjoftimet italiane të vjedhura në Bari, arrestohen dy shqiptarë
 

Policia kufitare italiane në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë sekuestruar në Portin e Barit 196 karta identiteti (letërnjoftimet) italiane të vjedhura.

Në pranga janë vënë 2 shqiptarë shoferë të një autobusi linje Shqipëri-Itali. Autobusi pa pasagjerë po udhëtonte nga Bari drejt portit të Durrësit.