Kronikë

Tre të arrestuar për dhunë në familje

Descriptive Text

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar tre raste me dhunë në familje, ku janë arrestuar tre persona.

Në fshatin Gllogoc, në Prishtinë, është “arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Gjithashtu, edhe në fshatin Zabërgj të Klinës është “arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare e cila është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Në raportin e PK-së, po ashtu, thuhet se edhe në Gjakovë është “arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht motrën e tij, viktimën femër K/Shqiptare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.